Powered by Blogger.

Trafikonin vajza e fëmijë shqiptarë në Britani, 72 të arrestuar në Spanjë

Unknown     6:25 AM    

Madrid- Policia spanjolle arrestoi të hënën 1 11 gushtit, 72 persona pjesëtar të një bande e cila i dedikohej trafikut ilegal të shqiptarëve drejt Britanisë.
Shqiptarët klandestinë hynin në Britani përmes dokumenteve false të cilat siguroheshin në Itali ose në Greqi kundrejt një pagese prej 500-4000 euro ($669-$5,354), informon agjencia e lajmeve ndërkombëtare spanjolle Efe.
Mësohet se policia ka kryer kontrolle në dy banesa dhe në një shtëpi publike në Barcelonë ku ndër të tjera ka arritur të sekuestrojë 14 mijë dollarë cash dhe një pistoletë.
Mes 180 viktimave të trafikuara tashmë të identifikuar, 14 ishin minorenë dhe shumica ishin femra, të cilat shfrytëzoheshin për prostitucion.
Mes të arrestuarve janë anëtarë të grupit të cilët kishin rrjetin e tyre në Shqipëri, Itali dhe Greqi.
Baza e këtij rrjeti ishte në Barcelonë ku pasi i mbanin dokumentet origjinale, gjenin biletat për ti transportuara ata më pas në aeroport dhe për ti shoqëruar drejt Britanisë.

About us

Common

FAQ's

FAQ's

© 2011-2014 Lajme Press. Designed by Bloggertheme9. Powered By Blogger | Published By Blogger Templates .