Powered by Blogger.

Advertise here

VV PA MARRËVESHJE ME BLLOKUN, LDK DO TË QËNDROJË NË SALLË

Unknown     6:15 PM    


Vetevendosje movement has not yet reached an agreement with the opposition bloc LDK-AAK Initiative.
While the PS expects the deal to be done before the next session that will keep the Assembly, say again will not vote for a candidate for President of the Assembly block if no such agreement is reached.
So Visar Ymer said after the meeting that he had with the block. He said PDK, pull the pull will not vote for a candidate shall, nor shall make a quorum here.
"Block has even less time to decide whether the principles and criteria of Vetevendosje are acceptable to them. Expect the deal to be done before the next session, "he said.
Ymer, said the decision of the Court was unconstitutional and represents institutional coup as such is unacceptable to them.
While Isa Mustafa, said he would find a way to deal with PS and that will stand in the hall, where everyone will vote individually.
"In the hall we will not be anyone to make a quorum, but we will because it is constitutive session and words that LDK deputy, who will vote PDK candidate, are not true," said Mustafa.



Jakobs fitoi kancerin dhe morri titullin e kampionit

Unknown     6:42 AM    
Boksieri amerikan Daniel Jakobs ka fituar titullin e ampionit të botës në kategorinë gjysmë të rëndë të versionin VBA. Ai në luftën e zhvilluar në Nju Jork me nokaut në raundin e pestë e mund Jerod Fletcher. Për amerikanin 27-vjeçar është ky suksesi më i madh në karrierën e tij, pasi në luftën për titullin në versioin VBO ishte mundur nga rusi Dimitrij Pirog. Mediat amerikane rikujtojnë se kampioni i ri deri para disa viteve, zhvillonte një luftë me kancerin. Në vitin 201 mjekët për shkak të kancerit në asht, nuk I kishin dhënë shum gjasa pë rtë mbijetuar. Megjithatë Jakobs me një vullnet të mirë përballoi këtë sëmundje, ndërsa ka thënë se në spital në vete ka zbuluar një luftëtar të madh i cili mund të fitojë edhe kancerin. Pasi fitoi kancerin ai në ring u kthye në vitin 2013-të, ashtu që pas fitoreve e mori të drejtën të luftojë për titullin e kampionit.

Maqedonia merr 36,4 milion nga Banka Botërore

Unknown     6:40 AM    
Maqedonia sot në llogari të buxhetit mori 36.4 milionë euro nga huaja për politikat zhvillimore për konkurrencë të financuar nga Banka Botërore, kumtoi Ministria e Financave.
Republika e Maqedonisë i mori këto mjete për zbatim të suksesshëm  të reformave dhe politikave zhvillimore të Qeverisë për përmirësimin e klimës zyrtare dhe të konkurrencës. Reforma më të vlefshme të përkrahura me këtë hua janë: zhvillimi i prodhimtarisë  me vlerë të lartë të shtuar përmes tërheqjes së investimeve, lehtësimin e rikuperimit të sektorit bujqësor, përmirësimin e efikasitetit të këmbimit tregtar me vendet e huaja, fleksibilitet më i madh i tregut të punës dhe zhvillim të shkathtësive dhe inovacioneve, citohet në kumtesë.
Kjo hua është vazhdim i huasë së parë programore për politika zhvillimore për konkurrencë në vlerë prej 38.7 milionë eurove nga viti 2013. Ashtu siç qëndron në kumtesë, dhënia e huasë së dytë është vërtetim për besimin e Bankës Botërore në kualitetin e politikave ekonomike në Republikën e Maqedonisë.
Mbajtja e stabilitetit makroekonomik dhe zbatimi i vazhdueshëm i masave të reformave nga ana e Qeverisë të drejtuara nga rritja e investimeve, punësimi dhe konkurrenca e ekonomisë së Maqedonisë, shtojnë, në kontinuitet pozitivisht janë vlerësuar nga Banka Botërore që rezulton me përkrahjen e tyre financiare.

SHBA-ja e shqetësuar për pretendimet humanitare të Rusisë në Ukrainë

Unknown     6:30 AM    
Shtetet e Bashkuara kanë shprehur shqetësimin se operacioni humanitar i planifikuar nga Rusia në Ukrainën lindore, mund të përdoret si "pretendim" për një ndërhyrje ushtarak.
Departamenti i Shtetit ka përsëritur se Rusia nuk ka "të drejtë të ndërhyjë në Ukrainë pa lejen e Kievit".
Rusia ka deklaruar se është duke dërguar një konvoj humanitar në Ukrainë me mbikëqyrjen e Kryqit të Kuq dhe pa përcjelljen ushtarake ruse.
Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, ka thënë se ai është pajtuar për një mision humanitar ndërkombëtar, në të cilin përfshihet bashkëpunimi nga Bashkimi Evropian, Gjermania, Rusia, dhe të tjerët, por i cili do të udhëhiqej nga Kryqi i Kuq.
Petro Poroshenko, tha se çfarëdo misioni humanitar duhet të jetë “ndërkombëtar dhe pa kurrfarë përcjelljeje ushtarake” nga forcat e Rusisë.

Kosovë, arrestohen 40 persona që luftuan në Siri

Unknown     6:28 AM    
Policia e Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë ka zhvilluar në orët e para të mëngjesit një operacion të gjerë për arrestimin e personave të dyshuar cilët kanë marrë pjesë në luftimet në Siri dhe Irak përkrah organizatave të shpallura terroriste (ISIS dhe Al-Nusra). Operacioni është ndërmarrë duke vlerësuar rrezikun dhe rëndësinë për sigurinë nacionale, mbrojtjen e rendit kushtetues, ruajtjen e rendit dhe ligjit si dhe në frymën e ruajtjes së respektimit të të drejtave të secilit person të garantuara me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Në këtë aksion policor janë arrestuar 40 persona nën dyshimin se kanë kryer vepra penale. Në cilësinë e provave materiale, të ndaluarve u janë konfiskuar materiale inkriminuese lidhur me veprat për të cilat dyshohen këta persona, duke përfshirë mjete eksplozive, armë dhe municion të kalibrave të ndryshëm si dhe dëshmi tjera që ndërlidhen me rastin. 40 të arrestuarit vijnë nga Prishtina, Gjilani, Ferizaj, Prizreni, Peja dhe Mitrovica. Nga prokuroria e Kosovës njoftuan se personat e arrestuar janë përcjell që dy vite dhe se hetimet janë më të gjera dhe do të vazhdojnë në pista tjera dhe tek personat tjerë. Aksioni është realizuar pa incidente, pos në dy raste ku familjarët kanë penguar të kryhen procedurat. Ndërkaq, shumica e familjarëve kanë bashkëpunuar dhe e kanë mirëpritur këtë veprim të Policisë. Mediat në Kosovë raportojnë se prokuroria do të jetë në gatishmëri për zbatimin e ligjit dhe kushtetutës pa marrë parasysh karakterin e veprave penale. Kurse për 40 te arrestuarit ne mëngjesin e sotëm të cilët dyshohen se kanë marr pjesë në luftimet në Siri dhe Irak, pritet të caktohet masa e paraburgimit dhe se ky numër nuk është përfundimtar.
Aksionin e ka përshëndetur presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.
‘Presidentja Jahjaga vlerësoi se qëllimi i operacionit - përmes të cilit u bë ndalimi i një numri të madh të dyshuarve dhe u bastisën shumë lokacione në nivel vendi, duke penguar veprimtari ilegale që ka për qëllim inkuadrimin e qytetarëve të Kosovës në kauza terroriste - është që të sigurohet një Kosovë e lirë, e sigurt, e qetë dhe tolerante, e zhveshur nga terrorizmi dhe kriminaliteti, dukuri këto që po nënçmojnë traditën tonë të gjatë të tolerancës fetare dhe janë në kundërshtim të plotë të vlerave dhe idealeve mbi të cilat ndërtuam shtetin tonë”, thuhet në komunikatën e Presidences.
Për arrestimin e 40 personave është prononcuar edhe kryeministri në largim i Kosovës Hashim Thaçi. Në postimin e tij në Facebook ai potencon se janë të vendosur që ta ndalin, siç e quan ai, këtë të keqe dhe se nuk do të ndalen me kaq. “E ritheksoj se Kosova nuk do të jetë tokë e plleshme për armiqtë e vlerave Euro-Atlantike të Kosovës, të drejtat e njeriut, liritë e plota fetare dhe sistemin kushtetues sekular”, shkruan Thaçi
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi ka thënë se ka informata që këta indoktrinohen qoftë përmes rrjeteve sociale dhe se ka dyshime që financimin e bëjnë shërbimet sekrete të vendeve që nuk ia duan të mirën Kosovës Ai tha se pret nga Bashkësia Islame dhe të gjithë të tjerët të cilët në një mënyrë ose jo janë të lidhur me kultivimin e fesë, që t’i shikojnë radhët dhe që aty ku ka elemente, imamë që devijojnë, dalin jashtë mënyrës së kultivimit të fesë tonë, të ndërmarrin masat e duhura.

13 vjet nga Masakra e Lubotenit

Unknown     6:27 AM    
Sot bëhen 13 vjet që kur ndodhi masakra e Lubotenit.
Në këtë fshat të Shkupit, forcat maqedonase të sigurisë vranë shtatë civilë shqiptarë.
Mëngjesin e 12 gushtit të vitit 2001, u zhvillua operacioni ushtarako-policor në Luboten, ku u vranë dhjetë civilë shqiptarë, në mesin e tyre edhe djali i vogël vetëm 6-vjeçar Erxhan Aliu, si dhe Dalip Murati, Muharrem Ramadani, Memet Memeti, Rami Jusufi, Xhelal Bajrami, Kadri Jashari, Bajram Jashari, Sulejman Bajrami, Atulla Qaili.
Policia maqedonase arrestoi mbi 100 banorë, si dhe dogji 14 shtëpi të fshatit, me arsyetimin se në fshat vepronin forcat e UÇK-së.

Trafikonin vajza e fëmijë shqiptarë në Britani, 72 të arrestuar në Spanjë

Unknown     6:25 AM    
Madrid- Policia spanjolle arrestoi të hënën 1 11 gushtit, 72 persona pjesëtar të një bande e cila i dedikohej trafikut ilegal të shqiptarëve drejt Britanisë.
Shqiptarët klandestinë hynin në Britani përmes dokumenteve false të cilat siguroheshin në Itali ose në Greqi kundrejt një pagese prej 500-4000 euro ($669-$5,354), informon agjencia e lajmeve ndërkombëtare spanjolle Efe.
Mësohet se policia ka kryer kontrolle në dy banesa dhe në një shtëpi publike në Barcelonë ku ndër të tjera ka arritur të sekuestrojë 14 mijë dollarë cash dhe një pistoletë.
Mes 180 viktimave të trafikuara tashmë të identifikuar, 14 ishin minorenë dhe shumica ishin femra, të cilat shfrytëzoheshin për prostitucion.
Mes të arrestuarve janë anëtarë të grupit të cilët kishin rrjetin e tyre në Shqipëri, Itali dhe Greqi.
Baza e këtij rrjeti ishte në Barcelonë ku pasi i mbanin dokumentet origjinale, gjenin biletat për ti transportuara ata më pas në aeroport dhe për ti shoqëruar drejt Britanisë.

About us

Common

FAQ's

FAQ's

© 2011-2014 Lajme Press. Designed by Bloggertheme9. Powered By Blogger | Published By Blogger Templates .